Lajme
Kloten (ZH): Mësuesja me test pozitiv, 80 nxënës parashkollorë në karantinë
Që nga e mërkura në mbrëmje, 80 fëmijë janë karantinuar si rezultat i konstatimit të një infeksioni me Covid 19
Pai që një punonjëse e qendrës së kujdesit ditor dhe kopshtit që funksionon në ndërtesën e shkollës Dorf/Feld në Kloten të Cyrihut është testuar pozitivisht, kanë hyrë në karantinë 80 fëmijë të kopshtit. Kështu shkruan gazeta lokale “Klotener Anzeiger” dhe transmetojnë mediat tjera zvicerane.
Që nga e mërkura në mbrëmje, 80 fëmijë janë karantinuar si rezultat i konstatimit të një infeksioni me Covid 19.
“Kjo masë është koordinuar me shërbimin mjekësor shkollor të kantonit”, thotë Elsbeth Fässler, shefi i arsimit dhe ndarjes së fëmijëve të qytetit të Kloten, transmeton albinfo.ch. Ajo nënvizon se deri më tani bëhet fjalë vetëm për një rast të izoluar.
Rreth 380 fëmijë gjithsej ndjekin mësimet në ndërtesën e shkollës Dorf/Feld. Përveç shkollës fillore, në të njëjtën ndërtesë janë të vendosur edhe tre kopshte parashkollore.
“Deri më tani nuk kemi asnjë indikacion se punonjës të tjerë ose fëmijë janë infektuar,” ka thënë Fässler më tutje, përcjell albinfo.ch. Karantina pritet të vazhdojë deri të enjten, 2 korrik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













