Futboll
Klopp: Shaqiri do të qëndrojë në Liverpool
Është bërë e ditur se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, së fundmi ka thënë se Xherdan Shaqiri do të jetë në mesin e lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.
Vlen të theksohet se ai këtë e ka thënë në valën e raportimeve se Shaqiri do të largohet nga Anfiled në afatin kalimtar të janarit, shkruan Goal, transmeton Kaln Kosova.
“Pse duhet të flas për diçka që nuk është fare e rëndësishme për ne. Ai ka pesë javë që është i lënduar dhe kjo është periudha kur ai nuk është parë. Para kësaj për të kemi folur se s’po luan në aq ndeshje sa ka dashur, kjo është”.
“Kur jam me të ai është i lumtur plotësisht. Spekulimet janë spekulime ne s’mund t’i ndryshojmë. S’di çfarë të them për këtë”.
“Natyrisht se ai ka të ardhme, por ne për të ardhmen flasim me të përfunduar sezoni, ndoshta atëherë ndonjë lojtar vjen te unë ose jo, por askush s’po mendon për atë. Këtë sezon ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













