Futboll
Klopp, i mahnitur, befason me fjalët për Shaqirin
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se është me të vërtetë i lumtur që e ka Xherdan Shaqirin në klub dhe ka deklaruar se mesfushori nga Kosova është lojtar i rëndësishëm për të, edhe pse ka zëra për një largim të mundshëm të tij.
Edicioni i parë i 27-vjeçarit në “Anfield” mbyllet të shtunën kur Liverpool do të përballet me Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid.
Shaqiri nuk pritet të luajë në finale nga minuta e parë, por futbollisti kosovar shpreson se do të luajë.
Gjashtë golat dhe pesë asistimet e tij në 30 paraqitje këtë edicion janë vlerësuar tejmase nga tifozët e Liverpoolit, të cilët nuk e duan largimin e gjilanasit.
Klopp e ka cilësuar Shaqirin si ambasador të mrekullueshëm për vendin e tij.
“Çfarë futbollisti i mrekullueshëm, çfarë ambasadori i mrekullueshëm për vendin e tij. Me të vërtetë jam i lumtur që e kam atë në skuadër”, vlerësoi trajneri gjerman.
“Unë e di që njerëzit mendojnë se nuk kam luajtur me atë mjaftueshëm. Me gjasë, ai e mendon të njejtën”, vazhdoi Jurgen Klopp.
“Por, ai ka qenë një futbollist i rëndësishëm për ne gjatë gjithë edicionit”, shtoi Jurgen Klopp.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











