Jeta në Zvicër

Klima e konsumit, në nivel të lartë

Në disa degë ekonomike në Zvicër  vazhdon të mbretërojë një disponim i lartë për konsumim. Kështu, falë kërkesave në rritje për blerjen e automjeteve të reja indikatori i konsumit që e bën rregullisht banka UBS, ka shënuar një rritje të lehtë.
Por veçanërisht i suksesshëm po rezulton turizmi i brendshëm, gjegjësisht bujtjet e turistëve zviceranë në hotelet dhe pushimoret brenda territorit të Zvicrës. Në periudhën e tremujorit të parë janë regjistruar 5 për qind më tepër bujtje në hotelet zvicerane se sa një vit më parë.
Nga ana tjetër, në tregtinë me pakicë ka një rënie të theksuar. Sipas indikatorit të përmendur, gjendja në këtë fushë është po aq e keqe sa ishte para katër vitesh, kur frangu kishte shënuar një forcim të theksuar.