Kosova
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
Shqiptarja Klesta Krasniqi është zgjedhur këshilltare komunale në Lausanne me grupin e partisë PLR.Les Libéraux-Radicaux Lausanne.
Lajmin e ka konfirmuar Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka thënë se do të angazhohet të përfaqësoj interesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar në Lausanne.
“Ky është një moment i madh për mua dhe për të gjithë ne, pasi tregon që zëri ynë është dëgjuar dhe se jemi të përfaqësuar në vendimet më të rëndësishme të qytetit tonë. Si këshilltare komunale, angazhohem të ndihmoj dhe të përfaqësoj interesat dhe nevojat e komunitetit tonë shqiptar në Lausanne. Do të punoj me përkushtim për të promovuar dhe mbrojtur kulturën, gjuhën dhe identitetin tonë shqiptar në politikat vendore. Do të përpiqem të sjell ndryshime pozitive dhe të ndikoj në vendimmarrjen për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë anëtarëve të komunitetit tonë”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Tutje, Krasniqi është shprehur e hapur për të marrë mendime në mënyrë që siç ka thënë ajo, ta bëjë punën e saj si këshilltare sa më efektive dhe të dobishme për shqiptarët në Lausanne.
“Jam e lumtur që mund të përfaqësoj komunitetin tonë shqiptar dhe do të bëj gjithçka për të përmbushur shpresat dhe pritshmëritë tuaja”, ka përfunduar Krasniqi.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









