Kosova
Klerikët fetarë të Kosovës i kërkuan Gjykatës Speciale të lirojë Hashim Thaçin nga paraburgimi
Këtë të ditur e bën vet Hooper në parashtresën e fundit të tij, ku përmend kryetarët e Bashkësive Fetare Myslimane, Hebreje, Protestant dhe Peshkopit të Kosovës.
Klerikët fetarë në Kosovë i kanë kërkuar Gjykatës Speciale që ish-presidentit Hsshim Thaçi t’i mundësohet mbrojtja në liri.
Përmes një letre mbështetëse dërguar Dhomave të Specializuara, ata kërkonin lirimin e Thaçit nga paraburgimi.
Këtë të ditur e bën vet Hooper në parashtresën e fundit të tij, ku përmend kryetarët e Bashkësive Fetare Myslimane, Hebreje, Protestant dhe Peshkopit të Kosovës. Hooper thotë se kjo letër dëshmon më së miri për karakterin tolerant të Thaçit në aspektin e predikimit të besimeve të ndryshme fetare.
“Kjo ishte qartazi e pamjaftueshme. Të ashtuquajturat “sigurime të shkruara” ishin sigurisht shumë më tepër se kaq. Një letër e përbashkët nga Presidentët përkatës të Komunitetit Islamik të Kosovës, Komunitetit Hebre të Kosovës, Kishës Protestante Evangjeliste të Kosovës dhe Peshkopit të Kosovës të Dioqezës së Prishtinës flet për rolin e çmuar të Z. Thaçi në promovimin e tolerancës fetare në Kosovë, se ai trajtoi “të gjitha bashkësitë fetare me respektin maksimal për besimet, vlerat dhe traditat e tyre”. Duke iu referuar karakterit të tij të lartë moral dhe besueshmërisë, këta udhëheqës fetarë vërejnë mungesën e befasisë së tyre nga dorëheqja e Z. Thaçi dhe dorëzimi në ZPS, të cilën ata e konsideruan në përputhje me karakterin e tij. Kjo është një provë e fuqishme që një Gjykatës i arsyeshëm do ta konsideronte si zvogëlues rreziku i paraqitur nga z. Thaçi, dhe i cili mungonte tërësisht në konsideratën e Gjykatësit Paraprak”, thuhet tutje në këtë parashtresë.
Një ankesë të natyrës së njëjtë, tri ditë më vonë se kjo e Thaçit e ka dërguar në gjykatë edhe avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










