Lajme
Klerikët fetarë kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
Në një letër të përbashkët, klerikët fetarë të Kosovës, kërkojnë nga drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova që Kosova të bëhet anëtare e saj
Përfaqësuesit e të gjitha komenteve fetare në Kosovë janë bashkuar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO). Ata kërkojnë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që Kosova të pranohet në këtë organizate.
Në një letër të përbashkët, ata ia kanë shkruar drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, dhe delegacioneve të vendeve anëtare të UNESCO-s.
Letrën e kanë nënshkruar myftiu Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Don Lush Gjergji, vikar i Përgjithshëm i Kishës katolike në Kosovë, pastori Driton Krasniqi, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, sheh Lulzim Shehu, Bashkësia e Sufi Tarikateve të Kosovës, baba Mumin Lama, kryetar i Komunitetit Bektashian në Kosovë, dhe Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike në Kosovë.
“Ne po ju drejtohemi në emër të shumicës dërrmuese të të gjitha bashkësive fetare në Kosovë, që përfaqësojnë 96 për qind të të gjithë popullsisë së Kosovës. Luteni ta konsideroni këtë letër si një argument shtesë për mbështetjen tuaj dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, thuhet në letër.
Kosova ka qenë gjithmonë në udhëkryq të qytetërimeve, perandorive dhe feve, thuhetnë vazhdim të letrës.
“Edhe sot, edhe pse pjesa më e madhe banorëve e konsiderojnë veten myslimanë sunit, prania e fuqishme historike bashkësive krishtere ortodokse, katolike, myslimane bektashiane, sufi myslimane, protestante ungjillore dhe hebraike, dhe bashkësitë e tjera, pasurojnë vendin tonë ton të përbashkët që ne e quajmë Kosovë. Ne konsiderojmë se jemi vërtetë të bekuar me këtë thesar”, thuhet në letrën e përbashkët.
Klerikët thonë se e përqafojmë harmoninë dhe bashkëpunim historik ndërfetar, megjithëse një luftë e egër shkatërroi vendit vetëm 16 vite më parë.
“Kosova është vendi ku një vajzë e re me emrin Gonxhe Bojaxhiu u zotua për herë të pare për t’u bërë Nënë Tereza e të gjithë njerëzimit dhe ku familjet fisnike shqiptare myslimane i fshehën hebrenjtë për t’i shpëtuar nga Shoah apo Holokausti”, shkruana klerikët fetarë.
Një pjesë e madhe e trashëgimisë së përbashkët, sipas tyre, është humbur përgjatë historisë, posaçërisht në dekadat e fundit.
“Shtëpitë e Perëndisë duhet të mbeten të paprekura që të shërbejnë si fanarë për brezat e ardhshëm. Kufijtë dhe perandoritë vijnë dhe shkojnë, por vendet e adhurimit e të gjithë njerëzve duhet të mbeten të paprekur. Në epokën që po jetojmë, bashkësitë fetare të Kosovës kanë dhënë një kontribut të madh për të ndërtuan një shoqëri paqësore dhe tolerante ku ne mund të bashkëjetojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin, pavarësisht nga përkatësia jonë etnike apo fetare”, thonë ata.
Klerikët në letër thonë se mbesin me shpresë se do të bëhet çka është e mundur për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Lënia e qytetarëve tonë të izoluar dhe pa qasje të drejtpërdrejtë në UNESCO nuk do të ndihmojë kauzën e mbrojtjes së trashëgimisë sonë të përbashkët, promovimin e dialogut ndërfetar dhe qasjen gjithëpërfshirëse ndaj të gjithë njerëzve që përqafojnë paqen anembanë botës. Ju gjithashtu duhet të keni parasysh se popullsia e Kosovës është shumë e re dhe ka nevojë për arsim të mirë, qasje në shkencë dhe e lidhje me kulturën botërore”, thuhet në letrën e përbashkët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











