Lajme
Kjo hartë tregon se në cilat komuna fitohet më lehtë pasaporta zvicerane
Deri më tash në Zvicër nuk kanë qenë të publikuara të dhëna të detajuara në lidhje me praktikën e natyralizimit
Për herë të parë në Zvicër janë realizuar harta të tilla të cilat në mënyrë interaktive japin informacione lidhur me kushtet që komunat ose kantonet kanë për natyralizimin e të huajve. Këtë hartë e ka përpunuar Komisioni Federal për Migracion (EKM) në bashkëpunim me Universitetin e Gjenevës, thuhet në një komunikatë të EKM.
Me këtë hartë ato kanë plotësuar një zbrazësi që ekzistonte në këtë fushë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Sipas njoftimit nga EKM, deri më tash në Zvicër nuk kanë qenë të publikuara të dhëna të detajuara në lidhje me praktikën e natyralizimit (dhënies së pasaportës zvicerane).
Procedura e rregullt e natyralizimit është në parim, në kompetencën e komunave dhe kantoneve, përcjell albinfo.ch. Rrjedhimisht, ndryshojnë kriteret dhe kuotat e natyralizimit nga komuna në komunë.
Në këtë link e gjeni hartën interaktive:
http://webtv.unige.ch/ideso/MAP_TS_2011_17.html
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












