CH-Ballkani
Kjo është shqiptarja e parë zjarrfikëse në Mal të Zi
Shqiptarja Almira Salloviq nga Ulqini është vajza e parë zjarrfikëse në Mal të Zi. Ajo ka thënë se kjo punë e ka bërë më të fortë atë, sepse është ballafaquar me raste nga më të rëndat.
“Tash e tetë muaj ushtroj profesionin e zjarrfikëses. Është një punë që e bëj me plot dëshirë e vullnet. Qysh në moshën e fëmijërisë ëndërroja të isha një zjarrfikëse, por Ulqini ishte vend i vogël dhe pothuajse asnjë zjarrfikëse në tërë Malin e Zi nuk e gjeje. Pasi mbarova shkollën e mesme, më pëlqenin më shumë punët e meshkujve. U regjistrova në fakultet në drejtimin për police, por sapo mbarova vitin e parë, u punësova në këtë profesion ku jam edhe sot”, tregon për RTV Dukagjinin Allmira Salloviq, përcjell albinfo.ch.
21-vjeçarja hoqi dorë edhe nga profesioni që prindërit e saj ëndërronin, për t’iu bashkuar zjarrfikësve të Ulqinit, duke mos e ndalur rrugën që ajo kishte nisur.
“Sigurisht pa përkrahjen e familjarëve nuk do t’ia kisha dalë. Në fillim më thoshin: ‘Sa do mund të ia dalësh’, ‘Mos rreziko!’, ‘Je një femër’, ‘Je e para në Mal të Zi’, ‘Ulqini është një vend i vogël’, etj. Kur e panë që unë nuk heq dorë, më mbështetën atëherë dhe sot. Në Mal të Zi më kanë pritur shumë mirë. Janë habitur pak, por më kanë përkrahur”, tregon më tej Almira.
Video: https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/293731911575718/
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












