Maqedonia
Kjo është paga mesatare e muajit korrik në Maqedoninë e Veriut
Neto-rroga mesatare në korrik të këtij viti ka qenë 27.231 denarë, ndërsa bruto-rroga ka qenë 40.640 denarë. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, në krahasim me korrikun e vitit 2019, neto rroga është më e madhe për 8,5 për qind, ndërsa bruto rroga për nëntë për qind.
“Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar në sektorët: Arsim (12,7 për qind), Informata dhe komunikime (12,4) dhe Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12,3).
Rritje e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Objekte për vendosje dhe veprimtari të servsit me ushqim (9,1 për qind), Art, zbavitje dhe rekreacion (7,1) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave (6,6)”, njofton ESHS.
Lidhur me bruto-rrogën, rritja ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen në sektorët: Arsim (13,8 për qind), Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12,6) dhe Informata dhe komunikime (12,2 për qind).
Rritje e bruto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Objekte për vendosje dhe veprimtari të servsit me ushqim (9 për qind), Art, zbavitje dhe rekreacion (6,8) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave (6,6).
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












