Futboll
Kjo është paga marramendëse e Zlatan Ibrahimovic te Milani
Zlatan Ibrahimovic sipas të gjitha mediave italiane e ka pranuar ofertën e Milanit. Sulmuesi 38-vjeçar u ka thënë po Maldinit e Bobanit, që në orët e ardhshme shpresojnë të mbyllin përfundimisht marrëveshjen, duke përcaktuar detajet e fundit ekonomike me menaxherin Mino Raiola.
Ajo që mungon është vetëm zyrtarizimi dhe firma e kontratës në mes të dy palëve, përcjell albinfo.ch.
Sipas Sky Sport, siç raportoi të enjten, Ibrahimovic është pajtuar me afatin e kontratës në të cilën specifikohet periudha 6- mujore fillestare, mirëpo me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Futbollisti do të nënshkruajë për gjashtë muaj dhe do të fitojë mes 3 deri 4.5 milionë euro, shifra këto që janë jashtëzakonisht të larta për një futbollist që është pothuajse në përfundim të karrierës së tij. Kujtojmë që futbollisti ka qenë pjesë e klubit kuq e zi edhe më herët.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










