Shqipëria
Lista finale e Shqipërisë: 8 kosovarë, pjesë e kuqezinjve për EURO 2024
Shqipëria niset me 8 dardanë për Gjermani
Shqipëria është gati për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Pasditen e sotme kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Dortmundit, aty ku do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau, përcjell albinfo.ch.
Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë marrë vendimin përsa i përket listës zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Europian.
Nga 27-të lojtarët e përzgjedhur në listën paraprake, vetëm portieri Simon Simoni nuk do të jetë në finalet e “Euro 2024”, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve është gati për të dhënë maksimumin.
Lista e plotë:
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.
Kombëtarja shqiptare paraditen e sotme ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në Stegersbah të Austrisë, ndërsa kuqezinjtë në orën 16:00 do të udhëtojnë nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit për të mbërritur në mbrëmje në Dortmund në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












