Lajme
Kjo është gjendja e pikave kufitare
Fluks i madh i bashkatdhetarëve te Dheu i Bardhë, kolona në hyrje deri në 100 metra
Dheu i Bardhë si duket edhe gjatë ditës së enjte do të mbetet pika më e ngarkuar, përcjell albinfo.ch.
Koha për të hyrë në Kosovë, sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, është 10 deri në 20 minuta, kurse për të dalë 5 deri në 10 minuta.
Kjo pikë po shërben si rrugë alternative edhe për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, në pamundësi për të hyrë nga Merdari, ku serbët në orët e vona të së martën vendosën barrikada në anën e Serbisë.
Nga 10 dhjetori grupet kriminale serbe vendosën barrikadat në veri të Kosovës.
Kjo u bë për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se kreu sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
Por, si duket pas zëvendësimit të masës për Pantiqin, nga paraburgimi në “arrest shtëpiak”, janë dhëna shenja pozitive se barrikadat edhe mund të largohen.

E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












