CH-Ballkani
Kisha akuzon Vuçiq për “tradhti të lartë”
Zyrtarisht Serbia është një shtet laik, por kisha ka një ndikim të madh në vendimmarrje dhe raportet e fundit ndërkombëtare kanë lëshuar alarmin se ky ndikim është përforcuar vitet e fundit
Ditë më parë, në një intervistë për mediat serbe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Beogradi e ka vulosur vetë pavarësinë e Kosovës me veprimet e kryera e ndërmarra ndër vite.
Deklarata u prit me reagime të ndryshme në vend, kryesisht negative, por Kisha Ortodokse serbe e çon përtej negativitetit reagimin e saj.
Një grup klerikësh kanë reaguar ashpër ndaj presidentit të tyre, duke e akuzuar madje deri për “tradhti të lartë”.
“Çdo kompromis me Kosovën që do të çonte në pavarësinë e saj është tradhti e lartë për popullin serb,”, deklaroi ish-peshkopi i Hercegovinës, Atanasije Jevtiq, përcjell albinfo.ch.
Drejtuesi i kishës serb në Mal të Zi u tregua me diplomat.
“Koha na ka sjellë njerëz që mendojnë se janë udhëheqës, por ata nuk e dinë që mbretëria e qiellit është i vetmi realitet në këtë botë. Përkundër udhëheqësve, serbët në Kosovë e kanë kuptuar këtë, prandaj kanë mbijetuar”, deklaroi Amfilohije.
Zyrtarisht Serbia është një shtet laik, por kisha ka një ndikim të madh në vendimmarrje dhe raportet e fundit ndërkombëtare kanë lëshuar alarmin se ky ndikim është përforcuar vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









