Kriza në Ukrainë
Kina prezanton planin e paqes për Ukrainën
Kina ka prezantuar planin e saj të paqes për Ukrainën, dy ditë pas takimit mes kreut të diplomacisë kineze dhe presidentit rus në Moskë dhe ditën e përvjetorit të nisjes së agresionit rus.
Plani me 12 pika, që është publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, reflekton ambiguitetin që Pekini ka mbajtur mbi çështjen e luftës që nga nisja e saj: ajo mbështet sovranitetin ukrainas, por i konsideron legjitime shqetësimet e Rusisë për sigurinë dhe në asnjë pikë nuk flet për agresorin dhe të dhunuarin.
Kina bën thirrje për armëpushim dhe u kërkon palëve të ulen në negociata. Gjithashtu, ajo paralajmëron kundër përdorimit të armëve bërthamore. Vetë Ukraina e konsideron lëvizjen e Kinës pozitive, por vë në dyshim neutralitetin e saj.
“Kina duhet të bëjë gjithçka që ka në pushtetin e saj për të ndalur luftën, rivendosur paqen dhe për t’i bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat. Nëse është neutrale, atëherë Kina duhet të flasë me të dyja palët. Aktualisht ajo flet vetëm me Rusinë dhe jo me Ukrainën”, tha Zhanna Lushchynska, e ngarkuara ruse me punë për Ukrainën në Kinë.
Plani kinez bën thirrje për garantimin e stabilitetit të zinxhirëve të furnizimit, si dhe për garantimin e eksporteve të grurit. Pekini gjithashtu mbështet dërgimin e ndihmave tek refugjatët dhe asistimin për rindërtimin e Ukrainës./euronews
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste








