Lajme
Kina investon 173 miliardë dollarë në ekonomi për t’i luftuar efektet e virusit
Banka Popullore e Kinës njoftoi të dielën se do t’i investojë 1.2 trilion juanë, ose rreth 173 miliardë dollarë në ekonomi për ta luftuar rënien e shkaktuar nga efekti i koronavirusit.
Kjo bankë tha përmes një deklarate se do ta vendosë në dispozicion këtë shumë të parave nga rezerva shtetërore për t’i ruajtur stabilitetin e sistemit bankar dhe stabilitetin e valutës shtetërore.
Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën kur do të rihapen tregjet financiare të Kinës, pas pushimit zyrtar të Festivalit të Pranverës.
Ndryshe, nga koronavirusi janë infektuar mbi 14 mijë persona, ndërsa kanë vdekur 305, njëri prej tyre në Filipine.
Banka Popullore kërkoi nga institucionet financiare që të ofrojnë burime të mjaftueshme kreditore për spitalet dhe organizatat e tjera mjekësore.
Vitin e kaluar, rritja ekonomike në Kinë ishte vetëm 6.1 për qind, niveli më i ulët në tri dekadat e fundit.
Analistët financiarë kanë paralajmëruar se përhapja e koronavirusit mund të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














