Lajme
Kina i frikësohet një vale të dytë të koronavirusit, 108 raste të reja
Tashmë zyrtarët në Kinë frikësohen për një valë të dytë infeksionesh të sjella nga jashtë vendit.
Së fundi, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka njoftuar për 108 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë i të infektuarve për të paktën një muaj.
Shumica e infeksioneve janë importuar, pasi 98 raste janë konfirmuar se e kanë sjellë virusin nga jashtë. Por janë të paktën 10 raste lokale.
Pavarësisht se është epiqendra origjinale e pandemisë, Kina ka pasur një ulje drastike të rasteve muajin e kaluar. Kjo bëri që shteti të lehtësojë paksa masat e karantinës.
Mirëpo tashmë zyrtarët frikësohen për një valë të dytë infeksionesh të sjella nga jashtë vendit. Numri total i rasteve të raportuara me koronavirus në Kinë është 82 160. Deri më tani atje kanë humbur jetën 3 341 persona, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












