Lajme
Kina, e interesuar të shtojë investimet në Evropë
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më tej bashkëpunimin midis Kinës dhe Evropës.
Gjiganti kinez i transportit COSCO këtë muaj rriti aksionet në portin më të madh tregtar të Pireut me 16%, nga 51% në 67%.
Pireu është shndërruar në një qendër kryesore të kalimit për mallrat e destinuara për portet e Mesdheut dhe Detit të Zi .
Athina, duke u rikuperuar nga një krizë financiare dhjetëvjeçare, është e etur për më shumë investime nga Kina.
“Sot diskutuam për forcimin e lidhjeve tona ekonomike, perspektivat për investime të mëtejshme. Ne presim me padurim projekte të reja investimi në portin më të madh në Mesdhe, një nga më të mëdhenjtë në botë… e kemi thënë vazhdimisht se Greqia mund të jetë një portë nga Azia në Evropë”, u shpreh ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Ministri i Jashtëm kinez u takua me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili diskutoi gjithashtu rritjen e investimeve dhe forcimin e lidhjeve në sektorët ekonomikë dhe kulturorë./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










