Lajme
KFOR-i, një histori suksesi në Kosovë
Paqeruajtësit e KFOR-it kujtojnë 15 vjetorin e hyrjes së Kosovë. Ata nderuan 136 ushtarët e 16 vendeve që kanë dhënë jetën në Kosovë
Paqeruajtësit ndërkombëtarë të NATO-s në Kosovës (KFOR) shënuan të martën 15 vjetorin e hyrjes së tyre në Kosovës. Drejtuesit e kësaj force thanë se KFOR-i ka mbetur besnik parimit themeltar, i paanshëm, i baraspeshuar, por edhe i frymëzuar nga vlerat e demokracisë dhe dialogut.
Sipas përkujtimit të KFOR-it, më 12 qershor bëhen 15 vjet, nga fillimi i misionit të KFOR-it në Kosovë kur afër 55 mijë ushtarë të 36 vendeve kishin zbarkuar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe për të sjell paqe në vend.
Gjatë viteve të kaluar, mijëra ushtarë, siç thuhet, kanë ardhur dhe shkuar duke kontribuar për të bërë këtë pjesë të Ballkanit një vend më të mirë, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar institucionet të rriten në emër e demokracisë dhe pluralizmit.
“Ne mund të themi se gjendja sot është përmirësuar shumë në krahasim me vitin 1999: siguria është ofruar për të gjithë qytetarët duke lënë mënjanë përkatësinë etnike, bindjet fetare, dhe gjuhën”, thuhet në deklaratën e KFOR-it, i cili gjithashtu lavdëron Policinë e Kosovës për sigurinë që po ofron gjithandej vendit.
Policia e Kosovës ka luajtur një rol qendror me profesionalizmin, efikasitetin dhe efektivitetin e demonstruar për të siguruar një kornizë të nevojshme të sigurisë dhe organizim të qetë të zgjedhjeve, si në anën jugore të lumit Ibër ashtu edhe në anën veriore.
Dialogu konstruktiv midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e të gjithë aktorëve të skenës ndërkombëtare, sipas KFOR-it, ka dhënë frytet e veta.
“Për të përmbledhur, 5.500 ushtarët e 30 kombeve që përbëjnë kontingjentin shumëkombësh të KFOR-it sot janë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes. Dhjetë herë më pak forca se sa në të kaluarën do të thotë 10 herë siguri më të madhe se sa në vitin 1999”, thuhet në deklaratë.
KFOR-i, sipas tyre, është një histori e suksesit për suksesin e Kosovës.
Në këtë kontekst, me një ceremoni solemne me rastin e 15 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, do të kujtojmë 136 ushtarët e KFOR-it nga 16 vendeve që kanë dhënë jetën e tyre për kauzën e lirisë, paqes për një Kosovë më të mirë, për një Evropë më të mirë, për një botë më të mirë.
Gjeneralmajor Salvatore Farina, komandant i KFOR-it, me këtë ceremoni të thjeshtë por solemne, së bashku me të gjithë burrat dhe gratë e KFOR-it, donë që të gjithë të kujtojnë turmat e panumërta të ushtarëve të të gjitha kombeve që paraprinë proceset këtu.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja















