Lajme
KFOR-i ndërton një sistem të ri drenazhimi në Banjë të Skenderajit

Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler, ka vendos të ri-rregullojë kanalin ekzistues në rrugën e fshatit Banjë, në kuadër të aktiviteteve të kryera nga KFOR-i për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Zyra për informim e KFOR-it ka bërë të dituse se është bërë një sistem i ri drenazhues si dhe një rrjedhë më e mirë e furnizimit me ujë për disa mullinj që gjenden në këtë fshat të Skenderajt.
“Nevoja kryesore është paraqitur në rrugë e cila ishte në gjendje shumë të keqe. Kjo rrugë, fillimisht e asfaltuar, është dëmtuar për shkak të ujit që rridhte në sipërfaqen esaj nga përrenjtë e përmbyur malorë. Problemi i dytë ishte humbja e furnizimit të energjisë në mullinjë për shkak të vijave jo-adekuate të ujitjes, duke mos arritur të furnizohen mullinjtë në mënyrë të nevojshme”, thuhet në kumtesë.
Punimet në Banje janë kryer në përputhje me të gjitha kërkesat teknike nga ekipi i inxhinierëve të KFOR-it dhe konsistoi me vënien e një gypi në kryqëzimin e përroit, në mënyrë që të sigurohet rrjedha e ujit drejt mullirit të vendosur në fshat, 200 metra më poshtë se ajo pikë, si dhe me pastrimin e gypit drenazhues nga sedimentet dhembeturinat.
Pas përfundimit të punimeve, fshatarët, të udhëzuar nga personeli i Detashmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it, do të jenë përgjegjës për planin e rregullt të mirëmbajtjes me qëllim të mbajtjes së rrugës dhe gypave të drenazhimit sa më pastër nga balta natyrale dhe sedimentet.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz