Autotech
Këto veprime dëmtojnë veturën tuaj
Shumë drejtues automjetesh duket se me dëshirë injorojnë disa sjellje në drejtim që konsiderohen si të zakonshme por që në fakt dëmtojnë shumë automjetin

Ecja gjithmonë me “të kuqe”
Zakoni i parë i keq është ai i të lënit të depozitës së makinës thuajse bosh, duke bërë kështu që mbetjet që depozitohen në fund të futen në qarkullimin e mjetit, duke dëmtuar pompën e karburantit dhe filtrate, transmeton Scan.
Mbajtja e dorës mbi kokën e marshit të veturës
Pjesa më e madhe e personave që drejtojnë automjetin e kanë zakon të mbajnë njërën dorë në timon e tjetrën në levën e marshit. Ky pozicion, në fakt, vendos në rrezik funksionimin e saj dhe ushtron trysni mbi ingranazhet e ndërrimit të marshave, përcjell albinfo.ch.
Këto ingranazhe janë projektuar për të hyrë në kontakt lehtësisht dhe mbajtja e dorës në levë ushtron presion mbi to, e mund të sjellë dëmtimin e tyre.
Mbajtja e këmbës mbi freksion
Edhe lëshimi i këmbës në pedalin e freksionit është një sjellje pak a shumë e përhapur, por kjo nuk do të thotë se është veprim korrekt. Madje është krejtësisht e kundërta, sepse në këtë mënyrë rrezikohet dëmtimi i freksionit, duke sjellë nxehjen e tij.
Rritja e xhirove të motorit para se të nxehet
Kur ndizet motori i makinës, vaji nis qarkullimin. Por ka nevojë për kohë në mënyrë që të qarkullojë plotësisht. Nëse përndryshe ndizet makina dhe nisemi menjëherë, është njësoj si të zgjohemi nga një gjumë i thellë, të hapim sytë dhe të nisim menjëherë vrapimin 100 metra me pengesa. Kjo nuk do të ishte tamam një lëvizje e zgjuar. Ndaj, motori duhet lënë të punojë pak sekonda para se të nisemi.
Vonesa në kryerjen e shërbimeve
Shtyrja për nesër e shërbimeve që duhen bërë sot, sa i përket mirëmbajtjes së automjeteve, mund të të kushtojë edhe më shumë shtrenjtë. Akumulimi i lëngjeve mund të bllokojë tubat duke penguar vajin që të mbrojë motorin dhe mund të ketë pasoja katastrofike si për automjetin, ashtu edhe për portofolin.
Pastaj, kur të ndërrosh vajin, është mirë gjithnjë që të ndërrohet edhe filtri bashkë me të.
Injorimi i dritave të kruskotit
Një pjesë e konsiderueshme e drejtuesve të mjeteve nuk e dijnë funksionin real të disa prej dritave që kanë në kruskotin e makinës dhe kanë tendencën që të injorojnë ndonjërën prej tyre kur ndizet.
Nëse djegia e një llambe të vogël mund të mos përbëjë problem (edhe pse është e gabuar edhe kjo), ka disa të tjera që mund të jenë më shqetësuese dhe anashkalimi i tyre mund të të bëjë që të mbetesh në rrugë.
Evitimi i frenave të dorës
Kush ka një makinë me kambio automatike, shpeshherë tundohet ta lërë në modalitetin “parking” sa herë që ndalet, pa tërhequr frenat e dorës.
Por ky zakon i keq sjell një trysni të panevojshme e të dëmshme mbi mekanizmat e automjetit dhe përdorimi i kësaj metode për një kohë të gjatë sjell dëmtimin e makinës.
Frenimi i vazhdueshëm
Përveçse është i rrezikshëm për shkaktim aksiedentesh, ngarja duke qendruar ngjitur me makinën para pa respektuar distancën e sigurisë, të detyron që të frenosh shpesh dhe në mënyrë të papritur. Kjo sjell jo vetëm mbinxehje, por edhe konsumin e frenave.
Ngatërrimi i marsheve
Mbajtja poshtë e xhirove të motorit lejon kursimin e karburantit, me kushtin që të jetë futur marshi i duhur. Nëse, përndryshe xhirot janë shumë më të larta se sa duhet kundrejt shpejtësisë së ulët, ato e sforcojnë kot motorin, me rrezikun për të dëmtuar testatën dhe cilindrin. Një mars i papërshtatshëm e bën motorin që të “ulërasë”.
E-Diaspora
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë Dy diploma, një qëllim: Arkitektja shqiptare merr një titull tjetër akademik në Angli...
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor