Shqipëria
Këto shtatë shtete e duan Shqipërinë në BE
Italia dhe gjashtë vende të Bashkimit Evropian i kërkojnë Komisionit Evropian nëpërmjet një letre të shtjellojë konkretisht propozimet për përmirësimin e efektivitetit të procesit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor brenda janarit të 2020.
Letra i drejtohet presidentit të ekzekutivit të Bashkimit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe është nënshkruar nga ministrat e Jashtëm të Italisë, Austrisë, Kroacisë, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovenisë dhe Sllovakisë, përcjell albinfo.ch.
“Është e vërtetë që procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor vazhdon ngadalë dhe në mënyrë të parregullt, por, duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme”, shkruajnë krerët e diplomacive të shtatë vendeve, transmeton ATSH.
Krerët theksojnë se “janë të gatshëm për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për një reformë të zgjerimit të BE-së, me objektiv fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin mars 2020″.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











