Lajme
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel.
Bëhet me dije se finalja e madhe do të mund të shihet në stadiumin e futbollit në Bazel, St. Jakob-Park.
Po ashtu, u zbuluan çmimet e biletave, slogani dhe logoja e Eurovisionit si dhe skena ku do të mbahet eventi.
Platforma zvicerane e biletave TicketCorner është partneri zyrtar i biletave për Eurosong 2025. Regjistrimi kërkohet për të blerë bileta për konkursin në Bazel. Ky proces do të parandalojë rishitjen e biletave dhe do të sigurojë që sa më shumë fansa të Eurosong të kenë mundësinë t’i shikojnë shfaqjet drejtpërdrejt.
Regjistrimi paraprak tashmë ka filluar dhe përfundon në mesnatën e 10 janarit 2025. Shitja zyrtare e biletave fillon më 29 janar 2025, një ditë pas shortit të gjysmëfinaleve. Çmimet për shfaqje dhe kategori të ndryshme do të variojnë nga 40 franga zvicerane deri në 350 franga zvicerane
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











