Lajme
Këto masa zbatohen në Zvicër nga e hëna: 2G bëhet obligativ
Masat zbatohen nga e hëna, 20 dhjetor dhe janë të kufizuara deri më 24 janar 2022
Qeveria Federale e Zvicrës ka marrë vendimin e pritur për masat kundër koronës, pas konsultimit me kantonet lidhur me propozimet që i pati bërë javën e kaluar.
Vendimet që u morën dhe të cilat tani po i arsyeton para mediave, ministri i shëndetësisë Berset, janë këto:
Rregulli 2G në ambiente të mbyllura: Në restorante, objekte kulturore, sportive dhe të kohës së lirë, si dhe në evente në ambiente të mbyllura, do të kenë qasje vetëm personat e vaksinuar dhe të shëruar, transmeton albinfo.ch.
Detyrimi për maskë në ambiente të mbyllura: Maska duhet të mbahet në lokalet e mbyllura ku mund të konsumohet vetëm ulur. Për ngjarjet me mbi 300 persona jashtë, vazhdon të zbatohet rregulli 3G. Kompanitë dhe aktivitetet që i nënshtrohen rregullit 2G mund të përdorin vullnetarisht edhe rregullin 2G + dhe kështu të heqin dorë nga detyrimi i maskës dhe uljes për të konsumuar.
2G + në bare dhe diskoteka: Aty ku maska nuk mund të vendoset, si për shembull në provat e muzikës frymore, ose ku nuk mund të konsumohet ulur, si në disko dhe bare, lejohen vetëm ata që janë vaksinuar dhe shëruar që gjithashtu kanë rezultat negativ i testit,transmeton albinfo.ch. Personat, vaksinimi përforcues ose rikuperimi i të cilëve ka ndodhur jo më shumë se katër muaj më parë, përjashtohen nga ky test – ashtu si edhe të rinjtë deri në 16 vjeç.
Kufizimi i takimeve private: Takimet private janë të kufizuara në dhjetë persona nëse në atë mes gjendet një person mbi moshën 16 vjeç që nuk është vaksinuar ose është shëruar. Fëmijët numërohen po ashtu. Nëse të gjithë mbi moshën 16 vjeç janë vaksinuar ose janë shëruar, ekziston një kufi i sipërm prej 30 personash. Në ambientet e jashtme ekziston ende kufiri i sipërm prej 50 personash.
Detyrimi i punës nga shtëpia (Home Office): Këshilli Federal po rifut detyrimin e punës nga shtëpia. Nëse është e nevojshme të punohet në terren, kërkohet ende maskë në dhomat ku qëndrojnë më shumë se një person.
Detyrimi për maskë në nivelin e mesëm shkollor II: Kërkesa për maskë është e detyrueshme në gjimnazet dhe shkollat e tjera të mesme. Këshilli Federal gjithashtu rekomandon urgjentisht që kantonet të vendosin detyrimin për maska në nivelet më të ulëta dhe ta testojnë atë në mënyrë të përsëritur.
Masat zbatohen nga e hëna, 20 dhjetor dhe janë të kufizuara deri më 24 janar 2022, përcjell albinfo.ch. Synimi i Këshillit Federal është të mbrojë sa më mirë strukturat spitalore nga ngarkesa edhe më e madhe dhe t’u mundësojë të gjithëve akses në kujdesin intensiv.
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











