Shkurt.ch
Tri qytetet me standartin më të lartë të jetesës në Zvicër
Qytetet me standartin më të lartë të jetesës në Zvicër janë: Zyrihu, Gjeneva dhe Berna
Duke qenë se një nga kompanitë më të mëdha botërore të sondazheve është “Mercer”, ajo ka bërë një renditje të qyteteve me nivelin me të lartë të jetesës në botë. Duket se shteti i Zvicrës po qëndron mirë sa i përket standartit të lartë të jetesës.
Kjo kompani e ka bërë përzgjedhjen e tyre, duke ka përdorur 39 kritere për të bërë vlerësimin si:
Stabiliteti politik, krimi, censura në media, shërbimi mjekësor, ndotja e ajrit, shkollimi, qarkullimi rrugor etj.
Qytetet me standartin më të lartë të jetesës në Zvicër janë: Zyrihu, Gjeneva dhe Berna.
Zyrih – Ky qyteti është i njohur si qendër ekonomike dhe kulturore. Njihet si një nga vendet për nivelin më të lartë të jetesës dhe jo më kot qëndron i dyti në këtë listë.
Edhe pse llogaritet si qyteti më i madh në Zvicër, ky qytet ofron më shumë se kaq. Si një qytet kryesor i kulturës dhe ekonomisë zvicerane, Zyrihu ka qenë i pari që ka fituar statusin e “Qytetit global”, që do të thotë se Zyrihu supozohet se është pikë kyçe në sistemin ekonomik global. Vlenë të theksohet se studimet vite më parë e kanë nominuar Zyrihun si qytetin me cilësinë më të mirë të jetesës në të gjithë botën.
Gjeneva, – Ky qytet është i njohur si qendra globale e diplomacisë. Në këtë qytet jetojnë edhe disa nga njerëzit më të pasur në botë. Siguria dhe arsimimi janë në nivelet më të larta.
Një parajsë për të ardhurit dhe shumë i dashur për vendasit, Gjeneva tërheq njerëz nga anembanë botës, sepse jep shumë mundësi ekonomike, pamja buzë liqenit është e mrekullueshme dhe peizazhi i Mont Blanc, i jashtëzakonshëm.
Një parajsë për të ardhurit dhe shumë i dashur për vendasit, Gjeneva tërheq njerëz nga anembanë botës, sepse jep shumë mundësi ekonomike, pamja buzë liqenit është e mrekullueshme dhe peizazhi i Mont Blanc, i jashtëzakonshëm.
Karakteristikë e këtij qyteti është siguria e madhe, neutraliteti dhe rehatia që u ofrohet personazheve të famshëm politikë dhe ekonomikë.
Berna – Qyteti është konsideruar nga sondazhi si vendi i dytë në botë për nga siguria. Ky qytet ka një industri tradicionale dhe bujqësi të zhvilluar. Norma e papunësisë në Bernë është vetëm 3.3% duke e bërë një qytet shumë tërheqës për të jetuar.
Berni është një nga qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Zvicrës, ku mund të notoni në lumin Aare, dhe gjuetia për djathin Emmental në një biçikletë elektrike, të gjitha kundrejt sfondit të disa majave më madhështore alpine. Ka edhe një muze të maleve për t’u eksploruar në kryeqytetin zviceran.
Berni mund të jetë e vogël, por “Qyteti i Vjetër”(Altstadt) është një nga rrethet më të shquara mesjetare në Evropë. Dy karakteristika të mbijetuara e veçuan. Njëra është rrjeti i arkadave të shekullit të 15-të, e bërë në ranoren e mrekullueshme ngjyrë kafe që përdorin në vend. Tipari tjetër është burimet me 100 ose kaq të përpunuar dhe të dekoruar me ngjyra, të ndërtuara rreth vitit 1550. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














