Kosova
Këto janë rregullat për të rivotuar përmes postës për zgjedhjet në Dragash
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e përsëritjes së votimit për ata që duan të votojnë nga jashtë Kosovës për Zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar komune në Dragash.
Mirëpo, ndryshe nga herët e kaluara, ka disa rregulla që ndryshojnë tani.
1. Pakoja që përmban zarfin me fletëvotim duhet të dërgohet individualisht dhe deri vetëm për rrethin e ngushtë familjar (burri, gruaja, fëmijët dhe prindërit) keni të drejtë që zarfet me fletëvotime t’i fusni në një zarf që përmban adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:
2. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës”, thuhet në faqen zyrtare të KQZ-së.
Tutje bëhet e ditur se secili duhet të votojë personalisht dhe se këtë të drejtë, sipas KQZ-së, nuk mund dhe nuk guxojnë ta bartin ose ta delegojnë te dikush tjetër.
“3. Çdo tendencë për manipulim apo keqpërdorimi do të ndiqeni penalisht;
4. Rekomandohet që brenda mundësive, pakon tuaj me fletëvotime ta dërgoni nga vendi i njëjtë në të cilin jeni deklaruar se banoni gjatë fazës së regjistrimit tuaj si votues jashtë vendit”.
Fletëvotimet duhet të pranohen më së largu deri më 13 dhjetor 2021. Kurse procedura dhe çështjet që duhet t’i kenë parasysh votuesit janë publikuar në web faqen e KQZ-së, në pjesën Shërbimet e KQZ-së – Shërbimet për votuesit- Votimit përmes postës, apo për linkun direkt mund të klikoni këtu.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











