Bota
Këto janë 10 ndërtesat më të larta në botë
Dita-ditës, në planetin Tokë po shtohet numri i ndërtesave, e po ashtu edhe katet e tyre. Me qindra metra lartësi dhe dhjetëra kate, këto ndërtesa duket sikur ‘prekin’ qiellin.
Por a e keni ditur se cilat janë ndërtesat më të larta në botë?
Bazuar në të dhënat e The Skyscraper Center, albinfo.ch ju sjell detaje për dhjetë ndërtesat më të larta në botë:
Burj Khalifa – E ndërtuar në Dubai në vitin 2010, kjo ndërtesë ka 163 kate dhe 828 metra lartësi.
Shangai Tower – Kjo ndërtesë me 128 kate dhe 632 metra lartësi, është ndërtuar në vitin 2015 në Shangai.
Makkah Royal Clock Tower – E ndërtuar në qytetin e Mekës në vitin 2012, kjo ndërtesë ka 120 kate, në një lartësi prej 601 metrash.
Ping An Finance Center – Kjo ndërtesë e lartë 599.1 metra ka 115 kate dhe është ndërtuar në vitin 2017 në Shenzhen.
Lotle Word Tower – E ndërtuar po ashtu në vitin 2017, në Seoul, kjo ndërtesë ka 554.5 metra të ndara në 123 kate.
One Word Trade Center – Kjo ndërtesë ka 541.3 metra të ndara në 94 kate, dhe është ndërtuar në Nju-Jork në vitin 2014.
Guangzhou CTF Finance Center – Kjo ndërtesë 111 katëshe, u ndërtua në vitin 2016 dhe është e lartë 530 metra.
CITIC Tower – E vendosur në Bejing, kjo ndërtesë ka 527.7 metra lartësi dhe 109 kate. Ndërtimet e saj kanë përfunduar në vitin 2018.
Taipei 101 – Si tregon edhe emri, ndërtesa është në Taipei dhe ka 101 kate. Është e lartë 508 metra dhe është ndërtuar në vitin 2004.
Shangai World Financial Center – E vendosur në Shangai, ndërtesa ka 492 metra të ndara në 101 kate. Është ndërtuar në vitin 2008.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025











