Lajme
Këto dyqane dhe ofrues shërbimesh mbeten të hapura pas 18 janarit
Cilat janë aktivitetet dhe lokalet që vazhdojnë të mbeten të hapura edhe pas 18 janarit? Mediat zvicerane kanë bërë një listë të tyre
Në vendimin më të ri të Qeverisë së Zvicrës që u kumtua pak më parë, prezantohen masat e ndërmarra që kanë të bëjnë kryesisht me mbylljen gjegjësisht pushimin e aktiviteteve të shumë ofruesve të shërbimeve të ndryshme.
Por, cilat janë aktivitetet dhe lokalet që vazhdojnë të mbeten të hapura edhe pas 18 janarit? Mediat zvicerane kanë bërë një listë të tyre, transmeton albinfo.ch.
Dyqanet dhe ofruesit e shërbimeve në vijim nuk do të mbyllen as pas 18 janarit 2020: Kioskat, furrat e bukës, dyqanet në pompat e benzinës, farmacitë, optikët, dyqanet e aparateve të dëgjimit, ofruesit e telekomunikacionit, dyqanet e riparimit dhe mirëmbajtjes, lavanderitë, sallone flokësh, dyqanet për materiale ndërtimi dhe kopshtarie si dhe dyqanet e luleve.
Ndërsa ofruesit e shërbimeve si: sallonet e flokëve, zyrat postare, bankat, agjencitë e udhëtimit, solariumet dhe lokalet për pastrim rrobash duhet të mbyllen midis orës 19:00 dhe 6 të mëngjesit dhe të dielën, përcjell albinfo.ch. Kjo vlen edhe për dyqanet përkatëse në stacionet e trenave dhe aeroportet.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












