Lajme
Këto dy kantone kërkojnë hapje të plotë të restoranteve më 22 mars
"Hapja vetëm e hapësirave të jashtme (tarracave) nuk është e mjaftueshme për bizneset e restoranteve", thuhet në komunikatat e kantoneve përkatëse
Kantoni St. Gallen dhe ai Appenzell Innerrhoden mirëpresin hapat e daljes nga bllokimi, të propozuara javën e kaluar nga Këshilli Federal. Por ato duan që restorantet të hapen më shpejt, raporton srf.ch.
Qeveria e St. Gallenit dhe komiteti i etikës i Appenzell Innerrhoden-it (ekzekutivi) e konsiderojnë “lehtësimin e dukshëm” që pritet të hyjë në fuqi nga 22 marsi si të rëndësishëm, transmeton albinfo.ch. Por, restorantet duhet të lejohen të shërbejnë mysafirë përsëri, edhe brenda hapësirave të mbyllura.
Sigurisht, me një numër të kufizuar vendesh dhe me koncepte mbrojtëse.
“Hapja vetëm e hapësirave të jashtme nuk është e mjaftueshme për bizneset e restoranteve”, thuhet në komunikatat e kantoneve përkatëse, përcjell albinfo.ch. Në këtë rast ato e kanë fjalën për premtimin e Qeverisë Federale se më 22 mars do të lejohen të hapen, eventualisht vetëm tarracat e lokaleve hoteliere
Sa u përket shërbesave kishtare, të dy kantonet do të dëshironin një ndryshim nga rregulli i ngurtë prej 50 personash në kishë, numër ky i varur nga hapësira e mjaftueshme. Sipas tyre duhet të lejohet që më shumë njerëz të marrin pjesë në shërbesat e kishës në kisha më të mëdha gjatë Pashkëve.
Një vendim i detyrueshëm nga Këshilli Federal për festivalet e verës dhe ngjarje të tjera të mëdha në natyrë është i nevojshëm urgjentisht, shkruan qeveria e St. Gallenit, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, më së voni pas pushimit të pranverës, ekziston nevoja për një perspektivë për ngjarjet sportive, bazuar në rregullat për aktivitetet kulturore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














