Literaturë
Këtë vit nuk do ketë çmim NOBEL për letërsi
Vitin e ardhshëm do ketë dy çmime NOBEL, për 2018 dhe 2019. Ky është një rast i paprecedentë prej kur ka nisur të ndahet më 1901. Ky vendim merret për rënien e besimit publik ndaj jurisë.
Akademia Suedeze ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, pas skandalit të akuzave seksuale dhe korruptive.
Tetëmbëdhjetë gra kanë akuzuar për sulme seksuale fotografin francez, Jean-Claude Arnault, që është i martuar me anëtaren e Akademisë dhe autoren, Katarina Frostenson. Frostenson është larguar nga organizata, sikurse udhëheqësi i Akademisë dhe katër anëtarë tjerë.
Vitin e ardhshëm do ketë dy çmime NOBEL, për 2018 dhe 2019. Ky është një rast i paprecedentë prej kur ka nisur të ndahet më 1901.Ky vendim merret për rënien e besimit publik ndaj jurisë.
Disa anëtarë të akademisë kanë thënë se çmimi duhet të ndahet për të ruajtur traditën, mirëpo të tjerët kanë thënë se institucioni nuk është në gjendje për të bërë një gjë të tillë.
Përveç gjashtë viteve gjatë kohës së luftërave botërore, vetëm më 1935 nuk është ndarë ky çmim për shkak se është konsideruar se nuk ka ndonjë person të përshtatshëm për të.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













