Kosova
Këtë verë, sa ishin pengesë punimet në rrugët e Kosovës për ju, mërgimtarë?
Reagime pse punohet pikërisht gjatë sezonit të pushimeve verore
Ka vetëm disa muaj që kanë nisur punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, rruga që planifikohet të përfundojë vitin tjetër, shkruan albinfo.ch.
Pikërisht rruga përgjatë Podujevës deri te Prishtina është rruga më e frekuentuar nga ardhjet e mërgimtarëve dhe anasjelltas.
Punimet në këtë rrugë kanë krijuar kolona të shumta këtë verë për shkak të kufizimit të shpejtësisë dhe punimeve rreth saj.
Urim Avdyli nga Gjermania tregon se pavarësisht se rrugët e rregulluara e lehtësojnë komunikacionin, punimi i tyre në kohën kur ka ardhje të mërgimtarve nuk më duket e arsyshme, vetëm për shkak të kolonave shumë të gjata.
Ani pse projekti i kësaj rruge është gjigant dhe do të ndikojë në lehtësimin e udhëtimit për të gjithë qytetarët e këtyre rajoneve dhe atyre transitë, veçmas mërgimtarëve, nisja e projektit pikërisht gjatë verës ka sjellë vështirësi për mërgimtarët.
Të shumta kanë qenë reagimet e tyre, pse pikërisht gjatë pushimeve verore, kur komunikacioni rritet edhe për shkak të shumë hyrjeve me vetura nga diaspora, fillohet të punohet dhe jo gjatë sezoneve kur ka më pak bashkatdhetarë.
Burhan Ademi nga Zvicra po ashtu shprehet i kënaqur kur sheh se në shtetin e tij po punohet, vetëm se në kohën jo të duhur.
“Po kënaqem kur shoh se po punohet në infrastrukturën rrugore, sepse është çelsi kryesor për investime dhe për shumë gjëra të tjera që e ndihmojnë Kosovën, por fillimi punimeve në këtë kohë ku dihet që Kosova ka shumë që jetojnë jashtë dhe krijimi i kolonave është problematike sidomos për ne që duam të kalojmë kohë tek të afërmit tanë”, shprehet ai.
Po ashtu, edhe në qytetet e tjera ka pasur rregullime të rrugëve gjatë sezonit veror dhe pritjet e gjata në kolona kanë ngjallur pakënaqësi tek shumë mërgimtarë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












