Shqipëri
Këtë verë italianët zgjodhën Shqipërinë për pushime
Bregdeti shqiptar ndër zgjedhjet e para të turistëve italianë

Shqipëria është shndërruar këtë verë ndër destinacionet kryesore për italianët, sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, që i referohet faqes së njohur turistike eDreams, përcjell albinfo.ch.
Gushti është muaji ”par excellence” i dedikuar pushimeve nga italianët, edhe pse viti 2022 ka shfaqur një preferencë në rritje edhe për muajt e tjerë të verës.
Sipas një analize nga edreams.com, ndër destinacionet më të dëshiruara nga italianët për këto javë janë Katania, e ndjekur nga Tirana dhe Palermo.
Në veçanti, Katania është zgjedhja e parë për udhëtarët që vijnë nga Piemonte, ndërsa Tirana është në krye të preferencave të rezervimit për ata që largohen nga shtatë rajone italiane, Emilia Romanja, Liguria, Marke, Pulia, Toskana, Umbria dhe Veneto.
Qyteti tjetër siçilian në krye, Palermo, është një destinacion pushimi për ata që nisen nga Lazio, Lombardia dhe Marke, ndërsa destinacioni i parë sardenjas në renditje, Olbia, pret para së gjithash udhëtarët që do të nisen nga Veneto.
Por, nga ana tjetër, italianët që nisen nga ishujt e mrekullueshëm kombëtarë, Sicilia dhe Sardenja, ku do të shkojnë në gusht?
Ata zgjedhin mbi të gjitha qytetet historike të artit, një trend që i bashkon me udhëtarët e huaj.
Nga Sardenja nisen mbi të gjitha për në Milano, Romë dhe Napoli.
Nga Sicilia tre destinacionet e para janë Roma, Malta dhe Milano.
Pothuajse gjysma, 46% e italianëve me pushime në gusht do të udhëtojnë për një periudhë nga 7-13 ditë, 18% do të bëjnë një pushim 5/6 ditësh, ndërsa 11% do të shkëputen për një periudhë më të gjatë, nga 14-20 ditë.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz