Integrimi
Këta janë 7 kandidatët për çmimin “Sipërmarrësi shqiptar i vitit” të Swissalbs
Swissalbs ka bërë të njohur emrat e kandidatë/eve për të fituar çmimin “Sipërmarrësi vitit 2023”, në ballon që mbahet më 23 shtator

Më 23 shtator shoqata shqiptare-zvicerane swissalbs organizo për të tretën herë ballon ku bëhet edhe zgjedhja e sipërmarrësit të ri, më të suksesshëm shqiptar-zviceran.
Balloja mbahet kësaj radhe në Sallën e Kongreseve (Kongresshaus Zürich), ndër ambientet më të mëdha dhe prestigjioze të kësaj natyre, në Zvicër.
Ndërkohë, Swissalbs ka bërë të njohur emrat e kandidatë/eve për të fituar çmimin “Sipërmarrësi vitit 2023”.
Platforma mediale albinfo.ch si sponsor medial i këtij aktiviteti prezanton ata sipas radhës.
Albana Rama është Drejtore Menaxhuese dhe Themeluese e kompanisë “The Rainforest Company” një nga markat e teknologjisë ushqimore me rritje më të shpejtë në Evropë. Ky Startup shet produkte të prodhuara në mënyrë të qëndrueshme dhe ekskluzivisht vegane në mbi 8,000 supermarkete në mbarë botën. Në raundin e fundit të investimeve, kompania ka arritur të mbledhë 36 milionë euro. Ky është një nga raundet më të mëdha të financimit në sektorin gjerman të teknologjisë ushqimore në vitin 2022 dhe mbledhja më e madhe e fondeve ndonjëherë nga një kompani e themeluar dhe e menaxhuar nga gratë në Evropë në këtë fushë.
albinfo.ch ka prezantuar Albana Ramën përmes një interviste, lidhur me sukseset e saj të mëdha në fushën e teknologjisë së avancuar ushqimore.
Taulant Lulaj është themelues dhe drejtor i shërbimit të edukimit special dhe integrimit “Myndset” që trajnon të rinj dhe të rritur. Ai është i specializuar për personat me nevoja të veçanta arsimore në shkollë dhe punë, si ADHD dhe autizmi. Së bashku me ekipin e tij, ai është i përkushtuar në fushën e integrimit profesional dhe social dhe zhvillon zgjidhje të qëndrueshme.
Qëndrim Rrahmonaj është themelues dhe CEO i “fidro GmbH”. Kompania ofron shërbime financiare me orientim drejt zgjidhjeve nga një burim i vetëm – nga menaxhimi i aseteve, këshillat për investime, kriptovalutat, sigurimet, deri te sigurimi i pensionit dhe pronësia e shtëpisë.
Kristian Kabashi është bashkëthemelues dhe anëtar i bordit të startup-it “FinTech Numarics Logo”, një zgjidhje moderne e shërbimeve financiare gjithëpërfshirëse që kombinon ekspertizën njerëzore, teknologjinë moderne dhe inteligjencën artificiale në një ofertë pa boshllëqe.
Vlora Rexhepi është bashkëthemeluese dhe CEO e “Lola Tong”, një startup zviceran i modës i përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë, që prezanton dizajnerët pas çdo shfaqjeje të modës. Në një ekuilibër harmonik midis mbrojtjes së mjedisit, të drejtave të njeriut dhe ekonomisë, kompania e re me seli në Cham (Kantoni Zug) po provon rrugën e saj të ngadaltë (“slow fashion”) të modës.
Kristian Oroshi ka themeluar kompaninë “two.jobs” në Winterthur në 2017. Që atëherë, kompania është zhvilluar në një ofrues kryesues në fushën e rekrutimit të mediave sociale. two.jobs është e specializuar për punëkërkuesit pasivë dhe u mundëson kompanive të adresojnë miliona kandidatë të përshtatshëm në mediat sociale.
Endri Dibra ka themeluar kompaninë “Arbrea Labs AG” me partnerë në vitin 2018 dhe është një spin-off i ETH. Kompania ka zhvilluar një aplikacion që mund të përdoret për të shfaqur grafikisht procedurat estetike në trup në një mënyrë lozonjare dhe të lehtë, e cila më pas shoqërohet edhe nga mbështetja profesionale mjekësore.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj