Lajme
Kështu votoi Zvicra sot
Me avionët luftarakë dhe ligjin e gjuetisë, rezultati ishte i ngushtë. Me iniciativën e kufizimit, pushimin e atësisë dhe shtesat e fëmijëve, çështja ishte më e qartë. Këtu janë rezultatet në detaje
Sot Zvicra ka kaluar një ditë të gjatë dhe të rëndë të votimeve. Kanë qenë 5 iniciativa në nivel federal për të cilat është votuar në referendum, dhjetëra iniciativa lokale dhe kantonale si dhe disa zgjedhje për një numër asambleshë komunale dhe parlamentesh kantonale.
Iniciativa më e popullarizuar për të cilën është votuar sot është me siguri ajo për kufizimin e migracionit nga BE. Kjo nismë, autore e së cilës ishte SVP e djathtë, ka pësuar humbje bindëse, shkruan albinfo.ch. 61.71% të zviceranëve që morën pjesë në votime, kanë refuzuar atë. Iniciativa kërkonte shkëputjen e marrëveshjes për lëvizje të lirë me vendet e BE-së
Rezultati: 38.29% Po 61.71% jo
Këshilli Federal dhe Parlamenti duan të zëvendësojnë avionët Tiger dhe F / A-18 me avionë të rinj luftarakë deri në fund të vitit 2030. Ato duhet të kushtojnë maksimumi gjashtë miliardë franga. Me iniciativë të SVP-së Zvicra ka votuar në referendum për “avionët luksozë”, shkruan “20min.ch”, përcjell albinfo.ch. Iniciativa ka fituar me një rezultat shumë të ngushtë.
Rezultati: 50.2 % Po, 49.8 % Jo
Ligji i rishikuar i gjuetisë donte që kantonet të lejonin që ujqërit të pushkatohen nëse mund të shkaktojnë dëme. Në të kundërt, organizatat për mbrojtjen e mjedisit kishin thirrur referendumin.
Rezultati: 48.1 % Po, 51.9 % Jo
Baballarët duhet të jenë në gjendje të marrin dy javë pushime me pagesë brenda gjashtë muajve nga lindja e një fëmije. Kjo sigurohet nga kundër-propozimi për nismën popullore “Për pushim të ndjeshëm atësie”. Përfaqësuesit e SVP-së dhe të rinjtë liberalë kishin thirrur referendumin kundër propozimit.
Rezultati: 60.3 % Po, 39.7 Jo
Parlamenti donte të rrisë zbritjen e përgjithshme të taksës së fëmijëve për taksën federale direkte nga 6,500 CHF sot në 10,000 CHF. Gjithashtu ishte planifikuar një rritje në zbritjen maksimale për kujdesin e jashtëm të fëmijëve. Qarqet e majta kishin marrë referendumin.
Rezultati: 36.8 % Po, 63.2 % Jo
https://www.20min.ch/story/so-hat-die-schweiz-abgestimmt-145777712397
https://www.swissinfo.ch/eng/vote-results–september-27–2020/46031964
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













