Kosova
Kështu u shpëtua pjesëtari i Ambasadës britanike në Malet e Sharrit
Së fundmi, në një raport për media, shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës ka treguar se si ka ndodhur aksidenti i pjesëtarit të Ambasadës britanike në Kosovë derisa po ngjitej në Malet e Sharrit, pëcjell albinfo.ch.

Ata kanë treguar se dje në orën 14:20 kanë pranuar një thirrje telefonike për ndihmë në një aksident malor në zonën e qendrës skitare të Brezovicës.
ShKShMK menjëherë ka lajmëruar Policinë e Kosovës për aksidentin dhe ka filluar koordinimin e shpejtë me anëtarët dhe institucionet e sigurisë.
“Fatmirësisht është arritur që të kontaktohet i lënduari (shtetas i huaj) dhe i njëjti ka dërguar koordinatat e vendodhjes së tij. Me anë të telefonit është kontaktuar edhe personi i dytë që ka qenë në aktivitetin e bjeshkatarisë së bashku me të lënduarin, por nuk kishte pasur qasje vizuale te i lënduari shkaku i terrenit malor”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se të dy janë këshilluar në telefon për të qëndruar të qetë dhe iu është treguar për elemente të tjera të sigurisë.
Në një koordinim të shpejtë me policinë dhe qendrën skitare është mundësuar transportimi i shpejtë i shpëtuesve malorë me teleferik në pikën më të lartë.

“Dhe nga aty tre shpëtues malorë të ShKShMK-së, një polic i Kosovës dhe një shpëtues i qendrës skitare të Brezovicës, kurse skuadra tjetër e ShKShMK ishin nisur për t’u ngjitur drejt të lënduarit me pajisje për ndihmë dhe evakuim tokësor”, theksohet në njoftim.
Ndërkohë ekipet e zjarrfikësve nga Shtërpca kishin filluar mbështetjen dhe afrimin në zonë.
I lënduari është lokalizuar në orën 16:25 në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i kuq’, masivi i Piribregut/Malet e Sharrit, i cili kishte rrëshqitur në faqe malore rreth 450 m, dhe i është dhënë ndihma e parë.

“Pas një koordinimi të vazhdueshëm me institucionet e RKS-së dhe KFOR-in, kemi kërkuar që te bëhet evakuimi nga ajri, shkaku i natyrës së lëndimeve”, vazhdon njoftimi.
Po ashtu në njoftim thuhet se një helikopter i KFOR-it ka mbërritur në koordinatat e dërguara dhe i lënduari është evakuuar deri te helikopteri dhe është transportuar deri në kujdesin mjekësor.
“Të lënduarit i dëshirojmë shërim të shpejtë, dhe i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion: ShKShMK, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, KFOR-in, Kërkim-Shpëtimin e Brezovicës, Qendrën Skitare të Brezovicës, vullnetarët të tjerë”, përfundon njoftimi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










