Kuriozitete
Si do të duket Windows 11
Windows 11 do të ngjasojë me sistemin macOS të Apple
Mediat e huaja shkruajnë se Microsoft do të nxjerrë versionin e ri të sistemit operativ Windows 11. Modele të ngjashme të saj, që mendohet si do të jetë, kanë dalë në internet përpara se vetë kompania ta prezantonte, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Windows 11 duket se do të ngjasojë me sistemin macOS të Apple nëse u referohemi ikonave të desktopit.
Këtë sistem të ri nuk mund ta shkarkoni ende, pasi Microsoft nuk ka konfirmuar një datë zyrtare.
Sidoqoftë, 1 orë pas publikimit në internet të këtyre fotove, reagoi vetë kompania në Twitter, duke thënë se për Windows 11 do të ketë njoftim zyrtar më vonë gjatë këtij muaji.
“Ky është vetëm fillimi. Qëndroni gati më 24 qershor, në orën 11:00, për të parë se çfarë do të ndodhë më tej”, njoftoi Microsoft.
Ekspertët thonë se shumë prej elementeve të softuerit duket se janë të njëjta me të Windows 10, por kjo për shkak se Microsoft mund të jetë ende duke i zhvilluar. Por, për të mësuar më shumë do të duhet të presim njoftimet nga kompania Microsoft.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












