Lajme
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut: Në Kosovë po bëhen testime diskriminuese për COVID-19

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut për mes një reagimi ka thënë se në Kosovë testimet për COVID-19 po kryhen më mënyrë diskriminuese dhe në bazë të nevojës.
Sipas tyre, pikërisht kjo përzgjedhje diskriminuese ka shkaktuar dhe po shkakton rritjen e numrit të të prekurve sikur edhe rritjen e numrit që po përfundon me fatalitet, andaj kërkon transparencë dhe monitorim të këtij procesi si dhe qasje në lista, nëse ka të tilla, pas së cilave ndërmerren veprimet.
“KMDLNj mendon se pikërisht përzgjedhja diskriminuese, e jo në bazë të nevojës së domosdoshme për testim, ka shkaktuar dhe po shkakton rritjen e numrit të të prekurve sikur edhe rritjen e numrit që po përfundon me fatalitet andaj kërkon transparencë dhe monitorim të këtij procesi si dhe qasje në lista, nëse ka të tilla, pas së cilave ndërmerren veprimet. Qytetarët e Kosovës, shumica e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë testet prandaj këto duhet të sigurohen falas përjashtuar ata që e kanë këtë mundësi.”thuhet nw reagim, përcjell albinfo.ch.
KMDLNJ ka kërkuar nga autoritetet që të testohen anëtarët e familjes së të infektuarve me këtë virus.
“Për KMDLNJ është e papranueshme, e pakuptueshme dhe e dënueshme, si nga aspekti i të drejtave të njeriut ashtu edhe atij ligjor nëse nuk bëhen testet, madje të detyrueshme në rastet si: kur në një familje ka të prekur nga COVID-19 ndërsa anëtarët që jetojnë me ta nuk iu bëhen testet; kur ka raste që në të njëjtën familje ka anëtarë me sëmundje të rënda kronike; kur simptomat janë të qarta se janë të të prekur nga virusi”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.
Ky këshill po ashtu ka kërkuar nga autoritetet shëndetësore që të tregojnë saktë shkakun e vdekjes së personave të prekur me COVID-19, me qëllim që të mos shkaktohet huti në opinion.
“Arsyetimi i autoriteteve shëndetësore se i vdekuri nga COVID-19 ka pasur sëmundje tjera përcjellëse, të rënda dhe kronike, shkakton huti në opinion aq më parë që nuk po përcaktohet shkaku i vërtetë i vdekjes”, thuhet në reagim.
Po ashtu është kërkuar që të rritet numri i testimeve, ndërkaq nga Qeveria e Kosovës ka kërkuar po ashtu që të ndajë mjete shtesë si për blerjen e testeve të reja, por edhe për punëtorët shëndetësorë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së fundmi ka thënë se do të testojë vetëm ata persona që kanë simptoma të theksuara të sëmundjes COVID-19.
Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar po ashtu se mëtojnë të blejnë 100,000 mijë teste virologjike dhe serologjike për koronavirus.
Deri më tani, vetëm Instituti ka qenë i autorizuar të kryejë teste virologjike për koronavirus, por përmes një udhëzimi administrativ, Ministria e Shëndetësisë, këtë javë ka njoftuar se teste për koronavirus do të mund të bëjnë edhe institucionet private shëndetësore.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 5,617 raste me COVID-19. Nga ta, 130 pacientë kanë vdekur dhe 2,811 janë shëruar.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare