Kosova

Këshilli i Ministrave të BE-së nesër diskuton për situatën rreth Kosovës e Serbisë

Nesër në Luksemburg, Këshilli i Ministrave në kuadër të Bashkimit Evropian do të diskutojë për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas sulmit të 24 shtatorit, dje i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë qëndruan për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Ndryshe, ky këshill, i cili pritet të mblidhet në orët e para të mëngjesit, do të diskutojë edhe për situatën në Izrael e rajon, përcjell albinfo.ch.