Shkurt.ch
Këshilli Federal paraqiti qëllimet e tij për 2012-ën
Të hënën, në Dhomën e Këshillit nacional, Këshilli Federal ka vendosur objektivat e tij për vitin 2012. Micheline Calmy-Rey, Presidente e Konfederatës, prezantoi pikat kryesore të programit të qeverisë për vitin e parë të legjislaturës së re 2011-2015.
Në fillim të çdo seance dimërore të Parlamentit, Këshilli Federal komunikon objektivat e tij për vitin e ardhshëm. Këto qëllime janë të lidhura me programin e legjislaturës. Legjislatura 2011-2015 do të përqendrohet në gjashtë udhëzime, me temat në vijim: atraktiviteti dhe konkurrenca e ekonomisë zvicerane, pozita e Zvicrës në nivel rajonal dhe global, përmbajtja e sigurisë së vendit, konsolidimi i kohezionit kombëtar, përdorimi i qëndrueshëm i energjisë dhe i burimeve natyrore dhe, në fund, ruajtja e pozitës udhëheqëse të Zvicrës në fushat e kërkimit, trajnimit dhe inovacionit.
Këshilli Federal do të miratojë plan-programin e legjislaturës 2011-2015 në fillim të vitit 2012 dhe do të paraqesë strategjinë dhe udhëzimet e programit të tij. Më pas, parlamenti do të ketë mundësinë të komentojë dhe të shprehë pikëpamjet e tij gjatë dekretit përkatës federal.
Me paraqitjen e objektivave për vitin 2012, Këshilli Federal paraqet programin e tij për vitin e parë të legjislaturës së re. Pikat kryesore të këtij programi janë:
• Përmirësimi i kushteve të përgjithshme që rregullojnë ekonominë zvicerane
• Sqarimi i marrëdhënieve institucionale mes Zvicrës dhe BE-së
• Konsolidimi i sigurisë
• Rishikimi i politikës së migracionit, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore publike
• Konkretizimi i strategjisë energjetike 2050 dhe financimi i infrastrukturës hekurudhore
• Financimi për kërkim, trajnim dhe inovacion.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











