Kosova
Këshilli Federal i Zvicrës aprovon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, sqarim për ata që duan të punojnë
Zvicra me vendim për heqjen e vizave për kosovarët, jep një sqarim për ata që duan të punojnë
Sot, Këshilli Federal i Zvicrës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot ka aprovuar ndryshimet e nevojshme në përputhje me vendimin e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët, përcjell albinfo.ch.
Nga 1 janari 2024 kosovarët s’do të jenë më të detyruar të pajisen me vizë nëse dëshirojnë të vizitojnë Zvicrën për një qëndrim deri në maksimumi 90 ditë.
Siç është raportuar, menjëherë pas vendimit në nivel të BE-së, që u mor më 18 prill, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) kishte shpallur lirimin e kosovarëve nga detyrimi i vizës. Ndërsa sot, më 17 maj, edhe Këshilli Federal (qeveria e vendit) e ka bërë të plotfuqishëm këtë qëndrim.
“Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për viza që ndërlidhen me sigurinë, kontrollet kufitare dhe migrimin. Për këtë arsye Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së kanë aprovuar rregulloren më 19 prill 2023 që liron kosovarët nga detyrimi për t’u pajisur me vizë për qëndrim të shkurtër deri në maksimum 90 ditë. Por, kërkohet pajisja me pasaportë biometrike. Si një vend i zonës Schengen, Zvicra është e përkushtuar për të miratuar zhvillimet e më tejshme në kuadër të legjislacionit të Shengenit, thuhet në komunikatë.
Këshilli Federal sqaron më tutje se miratimi i këtyre ndryshimeve në kuadër të Schengenit kërkon edhe modifikimin e Urdhëresës për hyrje dhe lëshimin e vizave (VEV).
“Ky ndryshim i Urdhëresës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në komunikatë sqarohet se për të punuar në Zvicër vazhdon të jetë e nevojshme pajisja me vizë.
“Shtetasit kosovarë lejohen të punësohen vetëm me kusht që të kenë kualifikime të mira profesionale dhe të mos gjenden punëtorë ekuivalentë në tregun zviceran të punës apo në vendet e BE/EFTA. Gjithashtu duhet respektuar paga dhe kushtet e zakonshme të punës”, sqaron shteti zviceran.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












