Sport
Këshillë skandaloze e ministrit serb olimpistëve të tij: Mos u shoqëroni me sportistët kosovarë!
"Nuk do të ketë takime dhe asfarë afërsie intime në mes të sportistëve tanë dhe atyre nga Kosova". Po ashtu ai ka thënë se sportistët serbë nuk lejohen të dëgjojnë himnin e Kosovës dhe të shikojnë flamurin kosovar që do të ngritej për medaljet eventuale në garat ku sportistët kosovarë do të përballen me ata serbë
Ministri serb i sportit, Vanja Udovcic me një deklaratë shumë të pashije është bërë sot objekt talljesh në qarqet që ndjekin Lojërat Olimpike në Rio. Ai, siç e bartin mediat ndërkombëtare ka bërë një skandal të vërtetë duke i urdhëruar pjesëmarrësit e vendit të vet në olimpiadë që të mos përshëndesin bashkëpjesëmarrësit nga Kosova dhe të lëshojnë podestin në rast se shpallen fitues në të njëjtën garë me kosovarët.
Udovcic ka thënë se sportistët serbë duhet të pranojnë garën me ata kosovarë, nëse ndodh që të jenë në të njëjtën garë, transmeton albinfo.ch. Kështu duhet të bëjnë për të mos rrezikuar rezultatet eventuale të arritura, sepse ndryshe mund të pezullohen.
Por, këtu fillon interesantja, ai ka shtuar: “Nuk do të ketë takime dhe asfarë afërsie intime në mes të sportistëve tanë dhe atyre nga Kosova”. Po ashtu ai ka thënë se sportistët serbë nuk lejohen të dëgjojnë himnin e Kosovës dhe të shikojnë flamurin kosovar që do të ngritej për medaljet eventuale në garat ku sportistët kosovarë do të përballen me ata serbë.
Deklarata si kjo është gjkuar nga mediat botërore si një nonsens i rrallë dhe që shkon në kundërshtim me frymën sportive që duhet të përcjellë pjesëmarja në olimpiadë.
Është interesante se si e presin lexuesit serbë deklatratën e ministrit të tyre. Në një forum të portalit serb Kurier, shumica e madhe e komentuesve e kundërshtojnë ministrin Udovcic duke ia kujtuar atij rolin që duhet të ketë sporti në afrimin dhe lidhjen në mes të sportistëve dhe të rinjve, përcjell albinfo.ch. Ju si politikanë hani darka e përqafoheni me politikanët kosovarë ndërsa të rinjtë tanë duhet të helmohen me urrejtje duke mos guxuar as të përshëndeten me moshatarët e tyre, thotë njëri ndër komentuesit serbë, duke përcjellë qëndrimin e një shumice lexuesish të portalit.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











