Lajme

Kerry- Erdoganit: Gulen nuk mund të ekstradohet pa fakte

Sekretari amerikan i Shtetit, Kerry tha se do t’i ndërmarrin hapat e duhur për ekstradimin e Fetullah Gulenit, në qoftë se provat e ofruara përputhen me standardet

Ekstradimi i mundshëm i Fetulla Gulenit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Turqi, nuk mund të ndodhë vetëm në suaza të akuzave, por duhet të ketë fakte se ai si përfaqësues i Lëvizjes FETO, është i përfshirë në grushtin e shtetit në Turqi. Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry.

Gulen po akuzohet nga presidenti Recep Tajip Erdogan si “eminenca gri” e puçit të javës së kaluar në Turqi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Kerry tha se do t’i ndërmarrin hapat e duhur për ekstradimin e Fetullah Gulenit, në qoftë se provat e ofruara përputhen me standardet, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të BE-së, Kerry në Bruksel mbajti konferencë të përbashkët për media me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. Nga Bryukseli u tha mesazhi e turqia nuk guxon ta aplikoj ligjin m,e vdekje.

Ndërkaq, diplomati amerikan Kerry ndër tjerash u përgjigj në një pyetje të drejtuar në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës FETO nga SHBA-të.

“Ende nuk kemi marrë kërkesë ekstradimi në lidhje me Gulenin. Presidenti Erdogan para opinionit kërkoi nga SHBA-të ekstradimin e tij. Unë i thash ministrit të Jashtëm të Turqisë se është e nevojshme që kërkesa e tillë të bëhet në baza ligjore përmes kanaleve të përshtatshme dhe në mënyrë formale. Gjithashtu i thash se në dosjen për ekstradim duhet dërguar prova, dhe jo akuza”, deklaroi Kerry.

Ne, tha ai, duhet të shohim prova të nevojshme që përputhen edhe me sistemet juridike në shumë vende.

“Nëse provat përputhen me këto standarde, atëherë nuk kemi asnjë interes të mos e zbatojmë marrëveshjen me Turqinë për ekstradim. Nuk është lëshuar asnjë kërkesë formale. Asnjëherë nuk janë prezantuar prova të këtilla në lidhje me këtë çështje. Ne nuk po ndërmarrim asgjë që pengon marrëveshjen”, u përgjigj Kerry.

Ndryshe, që nga vitet ’80-ta, ndërmjet Turqisë dhe SHBA-ve ekziston një marrëveshje për ekstradim të të akuzuarve dhe të burgosurve. Por, rasti i Fetullah Gulenit duket më i veçantë. Ai jeton nga viti 1991 në Pensilvani të SHBA-ve dhe ka në pronësi një rrjet të fuqishëm të shkollave laike gjithandej botës, përfshirë edhe në Kosovë kolegjin “Mehmet Akif”.