Lajme
Kërkohet zyrë diplomatike në Luginë të Preshevës
Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci i cili këtë javë nisë punën zyrtare në Beograd, ka thënë se zyra e tij nuk do të merret me Luginën e Preshevës
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që ta hap një zyre diplomatike në Bujanoc apo në Preshevë, sepse hapja e dy zyrave për Luginën në Gjilan e Prishtinë, sipas tyre, konsiderohet e pakuptimtë.
Ish-përfaqësuesi politik i UÇPMB-së dhe aktualisht kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu ka thënë se është e domosdoshme hapja e një zyre nga Qeveria e Kosovës në Luginë për të qenë prezent vetë qeveria në këtë rajon.
“Kudo që e hap një zyre Qeveria e Kosovës apo kudo që ngrihet flamuri i Kosovës është shumë domethënëse, sepse burimi dhe problemi është në Luginë. Jo të raportohet në drejtim të Kosovës, por Kosova do të jetë drejtpërdrejt pjesë e problemeve të Luginës”, ka thënë Musliu për mediat e Prishtinës.
Musliu është shprehur pesimist nëse Kosova do të mund ta hapë një zyrë në Luginë.
“Është koha e fundit që të ketë diçka konkrete dhe të implementohet rezoluta e Kuvendit të Kosovës e jo të lihet vetëm për fushatë të subjekteve politike në Kosovë. Nëse këta e kanë bërë vetëm për fushatë, besoj që do t’i ndëshkojë populli”, ka thënë Musliu.
Ai po ashtu kërkon nga institucionet e Kosovës që implementimi i marrëveshjes të bëhet në reciprocitet me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Kërkesa jonë është që të ketë reciprocitet që nga fillimi i implementimit të marrëveshjes çkado që u jepet serbëve në veri, të njëjtën gjë duhet ta marrin shqiptarët në Luginë edhe atë njëkohësisht, e assesi t’u jepet atyre dhe të pritet për ne”, ka thënë Musliu.
Sipas tij, nëse serbëve në veri u jepet gjyqi i apelit, të njëjtën gjë duhet ta marrin edhe shqiptarët në Luginë, Qeveria e Kosovës duhet ta bëjë këtë me kushtëzime.
Ndërkaq zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci i cili këtët javë nisë punën zyrtare në Beograd, ka thënë se zyra e tij do të merret me normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por nuk ka precizuar nëse do të jetë edhe “avokat” i të drejtave të shqiptarëve në Serbi.
“Zyra e Kosovës në Beograd mandat të vetin e ka normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërkaq sa i përket zyrës në Luginë, kjo është çështje e politikanëve të të dyja vendeve”, ka thënë shkurt Peci.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











