Kosova
Kërkohet strategji nga Qeveria e Kosovës për investimet nga diaspora
Diaspora mund të jetë një forcë e dobishme për zhvillimin e vendit, duke rritur kapitalin financiar dhe rrjedhimisht nxitur krijimin e vendeve të punës.
Përkundër faktit që ndër vite janë shënuar përparime në disa faktorë, si reforma në politikën tatimore, Kosova vazhdon të jetë sfidë për tërheqjen e investimeve të mëdha, e sidomos të atyre nga diaspora.
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se qeveria duhet të krijojë strategji për t’i riorientuar investimet e diasporës, në veçanti në procesin e prodhimit.
Diaspora mund të jetë një forcë e dobishme për zhvillimin e vendit, duke rritur kapitalin financiar dhe rrjedhimisht nxitur krijimin e vendeve të punës.
Duke folur për Radio Kosovën, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thekson se investimet e diasporës qeveria i ka listuar në kategorinë si investime të huaja, përkundër lidhjes që diaspora ka me Kosovën, përcjell Albinfo.ch.
“Nga të gjitha qeveritë vazhdimisht ka pasur një trajtim gati të njëjtë të investitorëve të huaj, pa i dalluar ata nga diaspora. Ajo çka duhet të bëje shteti është që të shoh që në ofertën për investitorët e huaj, të ketë një dritare të veçantë komunikimi për diasporën edhe për mbajtje të kontakteve dhe raporteve me investitorët e diasporës”, thotë Zeka.
Qeveria duhet të bëjë një reformë të politikës fiskale për investimet e diasporës, t’i lirojë nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe nga akciza. 90 për qind e mjeteve të diasporës shkojnë në patundshmëri dhe një pjesë shumë e vogël e tyre është në procesin e prodhimit, thotë për Radio Kosovën, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
“Diaspora jonë kanë avancuar shumë, kanë kompani që kanë themeluar jashtë dhe po tregohen çdo ditë e më të suksesshëm dhe këtë sukses ish dashtë me bart edhe në Kosovë”, thotë Rafuna.
Sipas tij, ankesat e tyre janë se e para kur të vijnë në Kosovë, i shëtisin nga një zyre në zyrën tjetër, d.m.th. nuk kanë një zyrë ku i orientojnë.
“Pastaj kanë shumë barriera e të cilat nuk i kanë në asnjë vend ku investojnë, p.sh. jemi në vitin 2023 dhe ende ata detyrohen që TVSH-në ta paguan në avancë, dhe kjo nuk është diskriminim vetëm ndaj diasporës, por për të gjithë”, tha ai.
Një raport i fundit i organizatës GERMIN, për diasporën e Kosovës dhe rolin e saj në mes krizave të shumta, thekson se duhet të krijohen mundësi të qëndrueshme dhe të qarta investimi për diasporën, pasi shumica e remitancave aktualisht po përdoren vetëm për konsum.
Ndryshe, vetëm gjatë vitit 2022, 485 milionë euro ishte vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë dhe 335 milionë vetëm në sektorin e patundshmërisë. Vëllimi i lartë i investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë kryesisht i atribuohet diasporës së Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










