Kosova

Kërkohet që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të mos zgjasë më shumë se dy vjet

Më 3 prill nis gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiq, beson se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të zgjasë mbi dy apo tre vjet, pasi thotë se rasti i tyre nuk është aq i madh, në krahasim me raste të tjera që janë hetuar në Hagë në të kaluarën, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.

“Një veçori e gjyqeve ndërkombëtare, që kemi parë në Hagë, është se ato zgjasin shumë. Tani, ky teknikisht nuk është një gjykim ndërkombëtar, sepse sigurisht që Dhomat e Specializuara janë pjesë e gjyqësorit të Kosovës. Por, në aspektin se si funksionojnë dhe si janë zhvilluar hetimet, me çfarë lloj krimesh të supozuara kemi të bëjnë… Pra, përshtypja për këtë proces është se ai i ngjan mjaft hetimeve dhe gjyqeve që kemi parë, për shembull, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ose në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Këto lloj institucionesh merren me akuza të ngjashme, edhe në kontekstin e konfliktit”, ka deklaruar ajo në një intervistë për REL, përcjell albinfo.ch.

Tutje ajo kërkon nga qytetarët e Kosovës që me durim të presin vendimin e speciales.

“E kemi parë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Pse ky rast dhe pse jo ai? Pse këto viktima? Pra, në një masë të caktuar, një sasi e caktuar zhgënjimi është pothuajse e natyrshme në proces”, thotë Vukushiq për REL-in, duke ftuar qytetarët e Kosovës të ndjekin gjyqin dhe “pastaj të gjykojnë”, ka thënë ajo për REL, përcjell albinfo.ch.

Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.