Bota
Kërkohet që britanikët të lëvizin pa viza

Një komision i Parlamentit Evropian propozoi që britanikët duhet të gëzojnë udhëtimin pa viza në Evropë edhe pas Brexitit, pavarësisht nëse divorci i bllokut me Britaninë shkon mirë, ose bëhet pa marrëveshje.
Vendimi i komitetit, i miratuar unanimisht me 53 vota pro, duhet të miratohet nga parlamenti i plotë muajin e ardhshëm, gjë që ka të ngjarë që institucionet e tjera të BE-së ta mbështesin, si një lëvizje për të lehtësuar vizat për Britaninë pas Brexit, me kusht që Londra të kthejë reston.
Mocioni parlamentar mbulon edhe një skenar tjetër, nëse kryeministrja Theresa May ia del t’i bindë të vetët për të arritur marrë marrëveshjen e divorcit që ajo negocioi me BE, të ratifikuar nga parlamenti i Britanisë së Madhe, por edhe një Brexit pa marrëveshje, transmeton “TCH”.
Kjo lëvizje do të duhet gjithashtu të dakordohet nga Komisioni Ekzekutiv i BE-së dhe Këshilli Evropian, i cili përfaqëson të gjitha shtetet anëtare të bashkimit, përcjell albinfo.ch.
Përjashtimet e vizave të BE mbulojnë udhëtime të shkurtra deri në tre muaj dhe aktualisht 60 vende në botë, nga Argjentina në Japoni, e deri në Ukrainë, përfitojnë nga sistemi. Leja për viza është projektuar për biznes dhe turizëm dhe nuk jep të drejtën për të punuar në BE.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor