Lajme
Kërkohet qasje më integruese e BE-së për Kosovën
Qasjen e Brukselit në raport me procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian, ka qenë në fokus të politikanëve të vendit dhe personaliteteve të larta ndërkombëtarë, përfshirë edhe diplomat të akdredituar në Prishtinë.
Në këtë drejtkim kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Brukseli po ecën me hapa të ngadaltë duke e stërzgjatur procesin. Pas deklarimeve të tij, nuk kanë munguar reagimet.
Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se Bashkimi Evropian po ecë shumë ngadalë në përmbushjen e premtimeve të dhëna për Kosovën.
Lunaçek ka deklaruar se disa shtete të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, janë ato të cilat po e ngadalësojnë procesin që Kosova ta marr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Në këtë drejtim kryeministri Thaçi i doli në krah edhe lideri i opozitës Iasa Mustafa. “Bashkimi Evropian duhet të ketë parasysh fazën, në të cilën ka kaluar Kosova dhe mendoj që duhet të jetë më tolerant në aspektin e integrimit të saj në mekanizmat evropian”, ka thënë Mustafa.
E Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka theksuar se procesi evropian i Kosovës nuk është për BE-në, por është për ta bërë Kosovën evropiane.
“Kjo është ajo që ne dëshirojmë të bëjmë. Kjo është ajo që jemi duke bërë së bashku, duke e bërë Kosovën më shumë evropiane, hap pas hapi. Është një ndihmë nëse kemi perspektivë të mirë, e cila ka filluar me studimin e fizibilitetit dhe le të shpresojmë në ata për veten e tyre”, ka thënë ai.
Angazhimet në procesin e integrimeve, Thaçi i ka cilësuar si prioritet i qeverisë aktuale. Por, nuk ka kursyer edhe njëherë BE-në nga kritikat, për shkak të qasjes, siç ka theksuar ai, të Brukselit në raport me procesin e ngadaltë integrues të Kosovës, duke përmendur edhe vonesat në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Zbogar ka thënë se qëllimi kryesor është për t’u bashkuar me BE-në, jo vetëm sepse e pëlqejmë BE-në si institucion, por sepse është institucion ku gjërat funksionojnë, ku njerëzit janë të lumtur e të punësuar, ku ambienti dhe energjetika janë në nivel, ndërsa gjykatat dhe sundimi i ligjit funksionojnë.
Ndërsa, ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, ka theksuar se nuk mund të hyjmë në BE duke mbajtur fjalime të mira, por duke i bërë reformat që janë të nevojshme për t’u bërë.
Ajo ka thënë se nuk mund të bëhemi pjesë e BE-së duke mbajtur fjalime të bukura, por duke i bërë reformat që na kërkohen. Sipas saj, reforma e administratës publike, është një nga elementet kryesore që duhet të adresohet në procesin e integrimit evropian.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











