Lajme
Kërkohet promovim i përbashkët ekonomik
Ministrja Lila, ka inkurajuar kryeparlamentaren Topalli, dhe qeverinë shqiptare për hapat për lehtësimin e kushteve për bizneset në Kosovë
Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, janë takuar në Tiranë me kryeparlamentaren e Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Pacolli e ka njoftuar Topallin me angazhimet e tij, në drejtim të krijimit të kushteve për hapësirën e përbashkët ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Topalli e ka vlerësuar idenë e ish presidentit Pacolli, për promovimin e një hapësire të përbashkët ekonomike.
Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, ka inkurajuar kryeparlamentaren Topalli, dhe qeverinë shqiptare për hapat që ka ndërmarrë së fundmi për lehtësimin e kushteve për bizneset në Kosovë dhe ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit për të arritura të tjera në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












