E-Diaspora
Kërkohet një aktor i ri shqiptar për filmin zviceran
Për rolin e Dionit, kërkohet një aktor shqiptar, i moshës 16-19 vjeçare. Ai duhet të ketë prirje për muzikën rap, vallëzim etj.
Kompania kinematografike Hugofilm e Cyrihut xhiron një film me titullin “Chrieg” (Lufta). Regjisori i filmit, Simon Jaquemet, për të cilin ky është filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë planifikon që gjatë verës të fillojë me xhirimet. Për ketë arsye ekipi i xhirimit do të bëjë qysh gjate qershorit një casting (audicion) për zgjedhjen e aktorëve ë do të luajnë në këtë film.
Për rolin e Dionit, kërkohet një aktor shqiptar, i moshës 16-19 vjeçare. Ai duhet të ketë prirje për muzikën rap, vallëzim etj. Dioni, sipas skenarit është një tip “cool”dhe ka shumë humor të zi. Personat që paraqiten për të luajtur këtë rol nuk duhet patjetër të kenë njohuri paraprake për aktrimin. Ndërsa është e dëshirueshme që të ketë karakter të fuqishëm.
Filmi “Chrieg” mbështetet financiarisht nga televizioni i Zvicrës, Enti Federal për kulturë dhe fondacioni i Cyrihut për film.
Rrëfimi i filmit me pak fjalë: Matteo është djalë 15 vjeç. Në vend se të shkojë në pushime, tij i duhet të kalojë verë në një stan mali, në një vend të izoluar. Puna e rëndë dhe jeta e ashpër duhet ta kthejnë në tokë dhe ta bëjnë burrë. Por, kur ai shkon në stan sheh se atje kontrollin atje e kanë marrë të rinjtë…”
Personat e interesuar për të marrë pjesë në audicion duhet ta dërgojnë një email me emrin, moshën, kontaktin dhe dy fotografi në adresën: [email protected]
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












