Kosova
Kërkohet me urgjencë vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
Urgjenca e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, ishte temë e diskutimeve që zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Karen Donfried, pati me krerët e shtetit të Kosovës.
“Diskutuam për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut, gjithnjë të përqëndruar në njohjen reciproke. Gjithnjë të përkushtuar në njohjen reciproke. E ritheksova se Kosova është dhe vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog dhe se mbesim të përkushtuar ndaj këtij procesi, i cili në qendër e ka njohjen reciproke dhe nga i cili do të përfitojnë përfundimisht qytetarët tanë”.
“Shfrytëzova gjithashtu rastin për të shprehur zhgënjimin tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të shumta të nënshkruara në Bruksel nga ana e Serbisë, duke përfshirë këtu edhe refuzimin e Serbisë për shpërbërjen e strukturave ilegale të cilat vazhdojnë të frikësojnë serbët e Kosovës dhe përbëjnë sfidë serioze të sigurisë dhe të sundimit të ligjit, e të cilat udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga Qeveria amerikane”, tha presidentja Osmani, transmeton Albinfo.ch.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se Republika e Kosovës duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.
“Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, siguria rajonale dhe jo vetëm është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO, i shteteve të cilët janë demokratike dhe i kanë vendosur sanksione Federatës Ruse. Ndërkohë, Republika e Kosovës duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe të bëhemi pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Për këtë po përgatitemi, por natyrisht edhe kërkojmë ndihmën e miqve e partnerëve tanë”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt










